Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkure në Patos të Fierit, ku raportohet se një shtetas 40 vjeç është djegur aksidentalisht në furrën e një fonderie për përpunimin e metaleve në Patos.

Për pasojë 40- vjeçari Alket Malaj ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra. Sipas njoftimit zyrtar të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45 ku dyshohet se gjatë procesit të punës Alket Malaj është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sipas rojeve ngjarja ka ndodhur vetëm brenda pak minutash ndërkohe që në vendngjarje ka mbërritur menjëhere ambulanca dhe policia.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve(fonderi), në Patos, shtetasi A. M., 40 vjeç, dyshohet se gjatë procesit të punës, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA