Bilanci tragjik: Më shumë se 50,000 viktima prej tërmetit në Turqi dhe Siri

01/03/2023 08:20

OBSH e quan tërmetin në Turqi dhe Siri si fatkeqësinë më të rëndë natyrore prej një shekulli. Bilanci tragjik i numrit të viktimave shkon në 50.000.

Tri javë pas tërmetit shkatërrues në rajonin kufitar turko-sirian numri i të vdekurve është rritur në mbi 50,000 vetë.

Sipas numërimit të bazuar në të dhënat e autoriteteve turke dhe siriane tërmeti me magnitudë 7.8 i datës 6 shkurt ka shkaktuar deri tani 44,374 të vdekur në Turqi dhe 5,951 në Siri.

OBSH: Fatkeqësia më e rëndë natyrore që prej një shekulli

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka klasifikuar tërmetin e 6 shkurtit si “katastrofën më të rëndë natyrore” që prej një shekulli në Evropë.

Ditët e fundit ka pasur disa goditje pasuese të rëndaDitët e fundit ka pasur disa goditje pasuese të rënda

Ditët e fundit ka pasur disa goditje pasuese të rënda.

Prej tërmetit humbën shtëpitë e tyre miliona vetë. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore vetëm në Turqi dëmet materiale shkojnë në më shumë se 34 miliardë dollarë.

Si po e përballojnë jetesën njerëzit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi?

Po ashtu sipas Bankës Botërore pritet që si pasojë e tërmetit do të ketë edhe ndërprerje në aktivitetin ekonomik të vendit gjë që do të ketë efekte negative në prodhimin e brendshëm bruto.

Në Stamboll po evakuohen spitale për shkak të defekteve në ndërtim

Në metropolin e Stambollit ka nisur evakuimi i dy spitaleve për shkak të mungesës së sigurisë prej tërmetit.

Në Stamboll po evakuohen spitale për shkak të defekteve në ndërtim
Në Stamboll po evakuohen spitale për shkak të defekteve në ndërtim

Pacientët e spitalit shtetëror Kagithane do të transferohen në një spital në lagjen Sisli, tha në Hatay ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca. Evakuimi do të përfundojë brenda pak ditësh. Edhe Spitali Universitar i Stambollit Cerrahpasa po evakuohet./DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA