Greqia ka shpallur tre ditë zie pas aksidentit të rëndë të ndodhur afër Larisës.

Greqia është shokuar nga një prej aksidenteve më të mëdha hekurudhore në historinë e saj.

Një tren pasagjerësh me 350 udhëtarë është përplasur me një tren mallrash në luginën e Tembit pranë Larisës.

Si pasojë 38 persona kanë gjetur vdekjen dhe 85 janë plagosur, prej të cilëve 25 ndodhen në gjendje kritike. 270 të tjerë janë transportuar me autobusë në Selanik.

Top Channel