SPAK rihap 21 janarin! Të gjitha provat e reja për 4 vrasjet në bulevard i kalojnë prokurorisë së Tiranës

28/02/2023 19:32

Prokuroria e Posaçme  Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rihap hetimet për 21 Janarit pas një kallëzimi depozituar nga familjarët e 4 të vrarëve në bulevard.

Kjo është përgjigja e kreut të  SPAK Altin Dumani, për Mark Nikën xhaxhanë e Aleks Nikës vrarë në 21 Janar dhe Prokurorinë e Tiranës.

Ju përcjellim për kompetencë lëndore materialin kallëzues datë 16.02.2023 me qëllim vlerësimi nga ana juaj. Nëse në vijim të verifikimeve apo hetimeve do të konstatohet ekzistenca e ndonjë vepre penale apo subjekt në kompetencë hetimi të SPAK atëherë aktet e procedimit penal të dërgohen për kompetencë të SPAK.

Disa javë më parë familjarët e viktimave të 21 janarit  dorëzuan në SPAK një kallëzim ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ndrea Prendit dhe Agim Llupos se në bashkëpunim me njëri tjetrin në formën e një organizate kriminale  në shkelje të ligjit për përdorimin e armëve,  shkaktuan vdekjen  e katër personave.  Bashkëlidhur me këtë kallëzim përmendet edhe prova më e re një regjistrim audio i bërë publik nga gazetari Artan Hoxha nga ku dëgjohet ish kreu gardës Ndrea Prendi i  cili urdhëron përdorimin e armëve nga efektivët e gardës.

Për herë të parët kjo shkresë e SPAK zbulon se në kasetën e pretenduar dëgjohet edhe zëri i ish kryeministrit Berisha që komunikon urdhra.

SPAK i kërkon prokurorisë që të bëjë këto verifikime dhe nëse gjenden fakte që janë kompetence e SPAK të kalojnë të gjithë dosjen pranë kësaj prokurorie.

Nga hetimi i dosjes së 21 janarit ka mbetur pa përgjigje se kush e vrau Aleks Nikën.

Faktet e reja përfshi edhe kasetën me audion e regjistruar mund të hedhin një ditë të re mbi këtë ngjarje për të cilën familjarët e viktimave thonë se nuk është hetuar dhe nuk janë dënuar të gjithë autorët.

Top Channel