Tre peshkatarët të cilët mbetën në det të hapur pasi peshkarexha u fundos afër Sazanit kanë mbërritur në Triport të shoqëruar nga policia kufitare.
Kapiteni i anijes Mezan Mezani tregon momentin e vështirë që kaluan.
Peshkarexha “Bashkimi” 18 metra e gjatë u fundos mesditën e sotme në afërsi të Sazanit, ndërsa po peshkonte 3 milje në veri te Sazanit me tre peshkatarë në bord, pronari i anijes Flori Mezani së bashku me dy punonjësit.
Fillimisht personat që ishin në bord kanë kërkuar ndihmë, pasi tubat e shkarkimit që merrnin ujë nga deti janë çarë dhe për pasojë pjesa e motorit ka marrë në ujë.
Ndërkohë kryepeshkatari Flori Mezani ka dhënë njoftimin. Pas marrjes së njoftimit, në ndihmë të tyre ka ardhur policia kufitare si dhe roja bregdetare.
Ata kanë shpëtuar pjesëtarët e bordit dhe i kanë dërguar në Portin e Vlorës, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas informacioneve, defekti ka qenë në pjesën e pompave të ujit të lidhura me pjesën e detit, të cilat kanë marrë ujë dhe kjo ka sjellë fundosjen e anijes në 130 metra thellësi.
Anija kishte dalë sot në orët e para të ditës për peshkim dhe ishte duke gjuajtur në veri të ishullit të Sazanit tre milje larg tij. Anija kishte pak kohë që kishte bërë rimont capital nga pronari i saj.
Top Channel