Presidenti i Tunizisë pret kryeministrin e Katarit në Tunis (fotot)

28/02/2023 19:34

Kryeministri i Katarit Sheik Kalid bin Kalifa Al Thani është takuar sot me presidentin tunizian Kais Saied dhe ministrin e tij të brendshëm Taoufik Charfeddine gjatë një vizite në kryeqytetin Tunis.

Gjatë takimit në pallatin presidencial zyrtarët diskutuan marrëdhëniet bilterale mes dy vendeve dhe mënyra për zhvillimin e tyre në sektorë të ndryshëm.

Prej fillimit te takimit, zyrtarëve tunizianë iu dërguan përshëndetjet e emirit të Katarit, Tamim bin Hamad Al-Thani dhe urimet e tij për progresin dhe miqëqenien e popullit tunizian.

Doha mban prej kohësh lidhje të forta në Afrikën veriore dhe ka konkuruar për ruajtjen e tyre me vende të tjera më të fuqishme të Gjirit Persik.

Pas kaosit të revolucioneve zinxhir të rajonit një dekadë më parë, vendet arabe po zgjerojnë lidhjet e tyre me rajonin strategjik me burime të shumta, dhe lidhje me Afrikën e mëposhtme, me Evropën dhe Mesdheun.

Teksa rivalët arabë të Dohas si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara, kanë tendencën të simpatizojnë qeveritë islamiste, Katari është treguar i hapur dhe me qeveri dimensioneve më laike.

FOTO GALERI
2/4
Prej fillimit te takimit, zyrtarëve tunizianë iu dërguan përshëndetjet e emirit të Katarit, Tamim bin Hamad Al-Thani dhe urimet e tij për progresin dhe miqëqenien e popullit tunizian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA