27/11 23:03
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar trompisti i njohur Lekë Negri, i cili prej disa kohësh është zhvendosur në Amerikë.
Trompisti kujtoi kohët kur ishte pjesë e orkestrës së Top Channel në disa programe televizive, kohë të cilat i kujton me nostalgji.
Ai tregoi se në Amerikë është vlerësuar me një çmim dhe shumë shpejt do të jetë pjesë e një eventi organizuar nga motra e Beyonce.
Lekë dhuroi edhe një performancë live për “Ftesë në 5” dhe zbuloi një “hile” sesi bënte prova me trompën pa bërë zhurmë për komshinjtë.
Top Channel