Brazili dërgon ushtrinë për të larguar kërkuesit e mineraleve nga tokat indigjene të Amazonës (fotot)

28/02/2023 17:06

Një njësi elitare e ushtrisë së Brazilit është në një mision për të dëbuar minatorët ilegalë që kanë shkatërruar territorin indigjen Yanomami gjatë viteve të fundit dhe kanë vrarë disa aktivistë të mbrojtjes së ambjenteve natyrale aborigjene.

Objektivi i ushtrisë është Xitei, një nga zonat e izoluara të territoreve të komuniteteve Yanomami, në kufirin verior të Brazilit me Venezuelën.

Mijëra punues ilegalë mineralesh kanë shkatërruar rajonin gjatë viteve të presidencës së Bolsonaro nga 2019-2023, duke mbajtur peng fshatrat aborigjene, duke helmuar lumenjtë me mërkur dhe mbetje toksike të punimeve, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Pasuesi i presidentit Luiz Inácio Lula da Silva, ka kërkuar ndalimin e praktikave shkatërrimtare. “Punimet ilegale minerare në Yanomami kanë marrë fund,” thotë Finger, një ish-inxhinier pyjesh i kthyer në roje e aramtosur, që bashkë me të tjerë të punon në largimin e autorëve të masakrës.

Operacioni në Xitei është pjesë e përpjekjeve historike të qeverisë në dëbimin e abuzuese nga tokat Yanomami dhe shpëtimi i Amazonës pas disa vjet kaosi e gjakderdhjeje, ku mes të tjerëve u vranë gazetari britanik Dom Phillips dhe specialisti çështjeve indigjene Bruno Pereira vitin që shkoi.

Agjentët kanë ngritur kampin e tyre në lumin Uraricoera– një nga arteriet kryesore që minatorët ilegalë përdornin për të pushtuar territorin që është me masë sa Portugalia, e ku jetojnë rreth 30,000 banorë Yanomami në më shumë se 300 fshatra.

Një ditë më parë një bandë minatorësh ilegalë, të cilët janë urdhëruar nga qeveria të largohen nga zona deri në prill – shkëmbeu zjarr me trupat që kishin bllokuar kalimin ujor duke u ndërprerë furnizimet.

Agjentët ishin ngritur me dy helikopterë mbi Xitei ku pikasën një seri pikash gërmimi floriri, kallaji e mineralesh të tjera.

“Jemi duke luftuar një luftë,” thotë Finger teksa agjentët shoqërojnë një grup punuesish të paligjshëm në lumin prapa tij. “Është një luftë e heshtur që shoqëria nuk e shikon, por ata që e luftojnë e dinë që ekziston”, shtoi ai.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA