Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi mbrëmjen e së martës në Fushë Krujë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00, në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë. Tonin Musteqja, rreth 60 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin.
Drejtuesi i automjetit ka humbur jetën rrugës për në spital, pasi nuk ka mundur dot t’i shpëtojë plagëve të marra.
Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia me të cilën po lëvizte 60-vjeçari, por në vendin e aksidentit nuk janë gjetur gjurmë frenimi.
Ndaj është kërkuar ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse viktima ka humbur vetëdijen ose ka pasur një gjendje të rënduar shëndetësore që e ka çuar në humbjen e kontrollit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Top Channel