Zjarret në fushën e mbetjeve në Vlorë, u vendosën qëllimisht! Nuk e fiku as shiu i një nate më parë
27/02/2023 15:22
Shiu që ra të dielën nuk mjaftoi për të fikur përfundimisht zjarrin në fushën e mbetjeve pranë lagjes Kushtrimi në Vlorë.
Flakët që iu vunë qëllimisht mbetjeve u përhapën nga era e fuqishme që parapriu reshjet e shiut. Për disa orë zona e banuar pranë fushës u përfshi nga tymi i dendur, situatë që u rikthye edhe të hënën. Banorët shumë prej të cilëve janë zhvendosur tek të afërmit në lagjet të tjera të Vlorës thonë se tymi po u dëmton shëndetin.
Banorët thonë se nuk është hera e parë që u vihet zjarri plehrave pranë lagjes ku jetojnë 500 familje.
Top Channel