Video/ Si ndodhi aksidenti zinxhir, urbani godet në të majtë një makinë dhe merr para mjetet e ndaluara në semafor

27/02/2023 14:04

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur një makinë del para urbanit të linjës së Unazës, që më pas humbet kontrollin dhe përplas mjetet e tjera që janë të ndaluara në semafor.

Autobusi, i cili po lëvizte nga ura e ish-hotel Dajtit drejt Urës së Shallvareve lëviz mes trafikut pa ndaluar në stacion duke goditur fillimisht një automjet në të majtë dhe më pas merr një mjet tjetër para duke vijuar më pas me aksidentet seri.

Nga ky aksident, 9 persona mbetën të lënduar ku 3 prej tyre udhëtonin me mjetin urban. Fatmirësisht, nga kjo përplasje e fuqishme shpëtuan pa lëndime personat që ndodheshin në stacion duke pritur urbanin.

Zyrtarisht, policia nuk ka mundur të identifikojë përgjegjësin për këtë aksident  por dyshimet janë se shkak është shpejtësia.

Një prej drejtuesve të mjetit, i cili u përfshi në aksident tregoi se shpejtësia e mjetit urban ishte tej normave të lejuara.

Drejtuesi i autobusit, 62-vjeçari Agron Xhafa, i cili është një prej të lënduarve në aksident, pas analizave rezultoi se nuk kishte përdorur alkool por tha se vuante nga disa sëmundje dhe në momentin e aksidentit nuk është ndierë mirë.

Grupi hetimor, i ngritur për rastin po koordinon provat e mara në vendngjarje dhe dëshmitë e protagonistëve për të nxjerrë shkakun zyrtar të aksidentit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA