Një tërmet 5.6 shkallë i Rihterit e ka goditur këtë të hënë Turqinë, duke lënë një person të vdekur dhe 69 të lënduar.
Tre javë më parë, Turqia dhe Siria janë goditur nga dy tërmete, 7.8 dhe 7.6 të shkallës Rihter, duke lënë mbi 50 mijë njerëz të vdekur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara.
Agjencia shtetërore për Menaxhim të Katastrofave deklaroi se tërmeti i 27 shkurtit e ka pasur epiqendër qytezën Jesiljurt në provincën Mallatja.
Kryetari i qytezës, Jesiljurt, Mehmet Cinar, tha për mediat turke se një numër ndërtesash janë rrëzuar, përfshirë një ndërtesë katërkatëshe, ku kanë mbetur të bllokuar një baba me vajzën e tij.
Mediat turke raportojnë se ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar punën për të gjetur njerëzit që mund të kenë mbetur nën rrënoja.
Mallatja është në mesin e 11 provincave turke që janë goditur nga tërmetet tragjike të 6 shkurtit.
Agjencia turke për Menaxhim të Katastrofave ka raportuar se pas tërmeteve mbi 7 shkallë, rajoni jugor turk është përballur me mbi 10.000 pasgoditje.
Top Channel