Pas Paulo Bentos, Korea e Jugut emëron një tjetër emër me peshë në krye të kombëtares.
Fjala është për Jurgen Klinsmann me gjermanin që ka nënshkruar me aziatikët një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.
Pritet që 58-vjeçari të mbërrijë në Seul javën e ardhshme dhe të debutojë në stolin e Koresë së Jugut në miqësoren kundër Kolumbisë më datë 24 mars.
Më parë, Klinsmann ka drejtuar kombëtaren e Gjermanisë duke i dërguar “panzerat” deri në gjysmëfinalen e Botërorit të vitit 2006.
Reja elozhe për Napolin: Është skuadra italiane më e mirë në histori, ecën edhe në Champions
Më pas drejtoi Bayern Munich, Amerikën dhe Hertha Berlin.
Klinsmann nuk e ushtronte profesionin e tij prej vitit 2020 ndërsa tashmë e pret një detyrë e re, në një vend dhe kulturë krejtësisht ndryshe nga eksperiencat e së kaluarës.
Top Channel