George Russell dhe Mercedes vijojnë testet e parasezonit në Bahrein.
Piloti britanik këtë sezon shpreson që skuderia gjermane këtë sezon, ndryshe nga ai i kaluari të ketë ndërtuar një makinë të denjë për të konkurruar për titullin.
Edhe pse duket se te Mercedesi janë paksa mbrapa në përgatitje me Russell i cili së fundmi shprehet se për Çmimin e Madh të Bahreinit do të luftojnë për pozicionet e para, por e sheh të vështirë që të mposhtin Red Bull dhe Max Verstappen.
“Besoj dhe shpresoj se do të kemi një makinë e cila të mund të na lejojë të luftojmë për gjithë garat e sezonit. Edhe pse të paktën për momentin unë e shoh pak të ekzagjeruar pretendimin për të triumfuar në Bahrein. Red Bull duket një makinë shumë e fortë dhe e qëndrueshme. Duhet ta pranojmë se Verstappen piloton me një tjetër ritëm nga pjesa tjetër”.
Top Channel