Një apartament është përfshirë nga flakët në zonën e ‘Bllokut’ në Tiranë pasditen e sotme.

Zjarri ka rënë në tendën e një ballkoni ndërsa shkaqet ende nuk dihen.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve

“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 27.02.2023, në rrugën “Brigada 8″, ka rënë zjarr në tendën e një ballkoni. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”– njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA