Egnatia thyen Partizanin dhe rimerr kreun të paktën për 24 orë, Dinamo përmbys Vorën në kryeqytet
Barcelona dhe trajneri Xavi Hernandez në hall para el Clasicos së të enjtes ndaj Real Madrid sfidë e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.
Katalanasit humbasin shërbimet e Robert Lewandowskit me polakun që do ta ketë të pamundur për të zbritur në Santiago Bernabeu për shkak të një mbingarkese muskulore.
34-vjeçari ndjeu shqetësime në ndeshjen e fundit të kampionatit me Almerian ndërsa sakrifikoi për të luajtur gjithë ndeshjen edhe për shkak se skuadra e tij ishte në disavantazh.
Por, pasojat duket se do të ndihen në sfidën e radhës ndaj Realit me trajnerin Xavi që do të duhet të eksperimentojë një formacion pas sulmuesin kryesor.
Nëpërmjet një komunikate, klubi i Barcelonës njoftoi problemin fizik të Lewandowskit, ndërsa nuk ka një datë konkrete për rikthimin e tij në fushë. Kohët e fundit, sulmuesi po kalonte një periudhë të vështirë në kampionat duke shënuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e fundit ndërsa tashmë i duhet të kalojë edhe vështirësitë e radhës.
Kujtojmë se në ndeshjen me Realin në Kupë, Barcelona nuk mund të mbështetet as në shërbimet e Dembele dhe Pedri.
Top Channel