Departamenti i Energjisë në SHBA: Virusi që shkaktoi Covid-19 rrodhi nga një laborator kinez!

27/02/2023 19:43

Departamenti Amerikan i Energjisë ka dalë në përfundimin se më shumë gjasa, virusi që shkaktoi pandeminë Covid-19 u shfaq si pasojë e një rrjedhje laboratorike në Kinë.

Zbulimi i fundit i Departamentit amerikan është ndryshe nga qëndrimet e mëparshme për hipotezat sesi u shfaq virusi, edhe pse FBI-ja ka pohuar gjithmonë se COVID-19 ishte rezultat i një aksidenti në laboratorin Wuhan në Kinë.

Sipas burimeve të inteligjencës amerikane të intervistuara nga Wall Street Journal, përditësimi i vlerësimit të inteligjencës u krye në dritën e inteligjencës së re, studimit të mëtejshëm të literaturës akademike dhe në konsultimit me ekspertë jashtë qeverisë.

Vlerësimi i fundit thellon më tej ndarjen në qeverinë amerikane nëse pandemia Covid-19 filloi në Kinë në vitin 2019 si rezultat i një rrjedhjeje laboratori apo ajo u shfaq natyrshëm. Agjencitë e ndryshme të inteligjencës janë ndarë për këtë çështje prej vitesh.

Një zëdhënës i Departamentit të Energjisë i tha CNN në një deklaratë: “Departamenti i Energjisë vazhdon të mbështesë punën e plotë, të kujdesshme dhe objektive të profesionistëve tanë të inteligjencës në hetimin e origjinës së COVID-19, siç udhëzoi Presidenti”.

Nga ana tjetër, ministria e Punëve të Jashtme të Kinës u tërhoq kundër pretendimit kur u pyet për vlerësimin e raportuar gjatë një konferencë të rregullt të hënën.

“Palët e interesuara duhet të ndalojnë nxitjen e argumenteve për rrjedhjet laboratorike, të ndalojnë njollosjen e Kinës dhe të ndalojnë politizimin e çështjes së origjinës së virusit,” ka thënë një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA