Detaje të reja janë bërë me dije nga aksidenti i ditës së sotme në qendër të kryeqytetit, ku një autobus krijoi kaos duke përfshirë disa automjete të tjera.
Policia ka bërë me dije se i është bërë testi i alkoolit drejtuesit të autobusit urban, Agron Xhafa, dhe ka rezultuar se nuk ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
Gjithashtu janë identifikuar personat që janë përfshirë në aksident duke u dëmtuar, bëhet fjalë për 9 persona konkretisht: Agron Xhafa 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ku rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete, ju sqarojmë se:
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit: A. Xh., 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M. S., 35 vjeçe; G. P., 27 vjeç dhe V. P., 27 vjeç; O. G., 52 vjeç dhe J. C., 31 vjeçe, D. N., 27 vjeç, K. A., dhe E. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel