Aktori amerikan Steven Seagal merr ‘Çmimin e Miqësisë’ nga presidenti rus Putin (fotot)

27/02/2023 18:02

Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë sot një çmim prestigjioz aktorit amerikan Steven Seagal për kontributin e tij në “forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar”.

Në dekadat që pas famës së tij në filmat e Hollywood, Seagal ka qenë një mbështetës i hapur i Putin, i cili i ka dhënë aktorit 70-vjeçar qytetarinë ruse disa vjet më parë.

Moska tha se Seagal ka marrë Urdhrin e Miqësisë për “kontribut madhor në bashkëpunimin ndërkombëtar kulturor e humanitar”.

Vitin që kaloi Seagal vizitoi rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, duke përfshirë dhe një qendër burgimi të shkatërruar ku u vranë dhjetra njerëz.

Ukraina dhe Moska kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulmin ndaj impjantit korrikun që shkoi.

Në 2018, ministria e jashtme ruse caktoi Seagal si përfaqësues i veçantë për lidhjet humanitare Rusi-SHBA.

Ai ka marrë qytetarinë ruse në 2016, kur Putin i dha personalisht pasaportën gjatë një takimi në transmetuar në televizion.

Mes të huajve të tjerë që mbajnë këtë çmim është ish-sekretari amerikan i shteti Rex Tillerson, dhe drejtuesi aktual i FIFA Gianni Infantino.

FOTO GALERI
2/3
Ai ka marrë qytetarinë ruse në 2016, kur Putin i dha personalisht pasaportën gjatë një takimi në transmetuar në televizion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA