Të paktën 59 viktima nga fundosja e anijes me emigrantë në Kalabri, mes tyre 12 fëmijë

26/02/2023 16:50

Rëndohet bilanci i viktimave nga varka që u mbyt këtë të diel në jug të Italisë. 59 persona kanë ndërruar jetë, mes tyre 12 të mitur dhe 33 gra,

Një foshnjë disa muajshe është mes personave që humbën jetën, pasi anija u fundos në det, pranë qytetit bregdetar të Crotone në rajonin e Kalabrisë.

Sipas rojes bregdetare, 81 persona janë nxjerrë të gjallë. Disa prej tyre arritën të dilnin vetë në breg duke notuar. Dhjetëra të mbijetuar janë dërguar në spital, ndërsa të tjerët shihen teksa qëndrojnë të mbuluar me batanije në breg, nën kujdesin e punonjësve të Kryqit të Kuq.

Një prej të mbijetuarve është arrestuar me akuzën e trafikimit, sipas policisë kufitare.

Mijëra njerëz largohet çdo vit nga Afrika, për shkak të konfliktit atje dhe varfërisë.

Mjeti lundrues raportohet se ishte nisur nga qyteti bregdetar bregdetar turk i Izmirit tre ose katër ditë më parë. Në bord ishin pasagjerë nga Afganistani, Pakistani, Somalia dhe Irani, sipas zyrtarëve italianë.

Fillimisht u dyshua se deti i ‘trazuar’ me dallgë të mëdha u bë shkak i  tragjedisë, por nga dëshmitë e të mbijetuarve mësohet se në bord është dëgjuar një shpërthim. Anija është çarë më dysh dhe shumë prej viktimave kanë plagë djegiesh.

Dyshohet se në bord kishte 200 deri në 250 klandestinë.  Papa reagoi me të mësuar tragjedinë: lutem për viktimat dhe për të mbijetuarit dhe falenderoj ata që i erdhën në ndihmë tha ai.

Ndërsa Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyenb bërri thirje që BE të dyfishojë veprimet  për paktin e migrimit dhe azili në Mesdheun Qendror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA