Banorët e “Big Brother VIP” zhvilluan sot një program radiofonik, që u transmetua live në Top Albania Radio.

Kejsi u shfaq e shqetësuar në program, pasi është ne merak se çfarë mendon babai i saj, Sabiani, në lidhje me raportin e saj me Kristin.

“Problemi im më i madh është se çfarë mendon babai im, shoqëria ime e gjithë të njohurit e mi.

Unë e kam mendjen tek ai, sepse dua një konfirmim nga babai që vazhdo. Ai më ka thënë gjithmonë ndiq zemrën dhe jam i sigurt që ai do të jetë dakord, por si vajzë e vetme jam pika e dobët e tij.

Ne kemi një marrëdhënie delikate me njëri-tjetrin, i tregoj çfarëdo lloj gjëje për mua.  Nuk kam intriga dhe strategji, jam shumë reale edhe pse mbase kjo nuk duket”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA