Moderatorja e “Fan Club”, Megi Pojani udhëtoi drejt Gramshit, vendlindjes së Armaldo Kllogjerit për të diskutuar me miqtë e banorit të “Big Brother VIP”.
Megi qëndroi për drekë në lokalin e preferuar të Armaldos. Qatipi dhe miqtë e tjerë të konkurrentit treguan se si e shohin lojën e tij.
Për përplasjet dhe debatet e ashpra që Armaldo ka pasur me Luizin, ata thanë se “është në kuadër të lojës”.
“Është thjesht një lojë, ata do të mbeten prapë miq dhe shokë. Unë do t’i pres ata këtu”, tha Qatipi.
“Armaldo është rritur në këto vende ku hahet turshi dhe pihet raki. Kjo është jeta e vërtetë e tij. Big Brother-in e ha Maestro”, u shpreh me humor moderatorja.
Por, si e shohin ata ecurinë e Armalos në “Big Brother VIP”?
“Ne jemi rritur me Armaldon. Kur e shohim aty, ndonjëherë edhe mërzitemi për gjërat që ndodhin. E përjetojmë se e kemi shokë. Luizi e ngacmon”
Megi: E meriton të shkojë në finale apo duhet të dalë dhe të rrijë këtu me ju?
-Ne dëshirojmë që ai të shkojë në finale, dhe pse jo mos ta fitojë.
Megi: Ka pasur ndonjë moment kur e keni parë Armaldon dhe thoni pse nuk reagon, pse nuk thotë kështu…?
-Shumë herë. Unë Armaldos ia njoh të gjitha huqet. Armaldo aty nuk do të bëjë sherre.
-Ai e ka thënë vetë që është në mes. Atë ka zgjedhur vetë.
-Ai është vetvetja dhe për hir të së vërtetës, Armaldo është më mirë se aty.
Megi: Jeni zhgënjyer ndonjëherë nga Armaldo?
-Jo, asnjëherë
Bashkë me Megin, miqtë ngritën dolli për Armaldon dhe kërkuan një këngë të dedikuar për të, por pa harruar të përmendin Luizin.
Top Channel