Foto Ilustruese

Një 33-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë në orët e vona të mbrëmjes në Cërrik.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.

41-vjeçari me iniciale O.H., duke drejtuar automjetin tip “BMW” ka goditur 33-vjeçarin me iniciale N.B. që po kalonte në rrugë.

Këmbësori ka ndërruar jetë gjatë transportimit në spital, për shkak të plagëve të rënda, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.

Nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat e aksidentit, ndërsa në vendngjarje pritet të kryhet ekspertiza nga grupi hetimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA