Olivier Giroud po zhvillon një sezon fantastik edhe pse në moshën 36-vjeçare. Sulmuesi deri tani numëron shtatë gola dhe katër asist me Milanin në Seria A, ndërsa në Kupën e Botës në Katar me Francën realizoi katër gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori për “Gjelat”.
Sulmuesi po luan sezonin e dytë me Milanin, teksa kontrata i përfundon në verën e këtij viti. Francezi ka nisur bisedimet me “kuqezinjtë” dhe dëshiron të qëndrojë në San Siro, por së fundmi mediat britanike kanë raportuar se në rast se Giroud nuk do të gjejë gjuhën e përbashkët me Milanin atëherë ai mund të rikthehet në Premier League.
West Ham, Brentford, Fulham dhe Crystal Palace janë të gjitha opsione të mundshme për sulmuesin i cili më parë ka qenë pjesë e Arsenal dhe Chelseat në Premier League.
Sulmuesi shënoi 90 gola në Premier League gjatë dy qëndrimeve të tij në Londër me klubet rivale dhe mund të jetë një aset i dobishëm për disa skuadra.
Edhe në merkaton e janarit, Giroud ishte në qëndër të vëmendjes, pasi u kërkua me ngulm nga Everton duke i ofruar një pagë më të mirë se ajo që ai fiton në Itali, por Giroud vendosi të qëndroj duke treguar besnikëri ndaj skuadrës në momentin më të vështirë të sezonit, pasi Milani po kalon një krize rezultatesh.
Në gjashtë vitet e tij të qëndrimit në Premier League, Giroud me Arsenal ka fituar tre herë Fa Cup. Ndërsa me Chelsean, ai fitoi një herë Fa Cup, Champions League dhe Europa League
Top Channel