Në vitin 2015 u shënua numri rekord I shtetasve shqiptarë që kërkuan azil drejt vendeve të BE-së. Në atë kohë vendi i preferuar i shqiptarëve ishte Gjermania.

Suada Tema, në vitin 2014 përfundoi studimet për gazetari, edhe pse ajo gjeti menjëherë një vend punë në profesion, pagesa e pakënaqshme e bëri atë që në 2015 të largohej përgjithnjë në Gjermani:

“Pasi e vendosa që do qëndroja këtu mësova gjuhën. Punoj në një shkollë 9-vjecare, jam ndihmës integruese për fëmijët gjerman që kanë probleme me shkollën”.

Suada thotë se iku në Gjermani si 68 mijë shqiptarët e tjerë që kërkuan azil. Fillimi i një jetë të re në kampet e azilkërkuesve ishte shumë i vështirë për të.

“Kam qenë për një periudhë një vjeçare si azilante. Dhe më lejo të them që është periudha më e vështirë e jetës sime. Ti nuk dije ku do të flije, nuk dije ku do të haje. Nuk dije asgjë, në momentin që regjistroheshe si azilante ata të dërgojnë në një kamp, që ishte i mbipopulluar me azilante jo vetëm nga Shqipëria. Dhe ishte shumë e vështirë të ambientoheshe unë mbaj mënd që për 9 ditë kam fjet në një çadër të improvizuar pasi nuk kishte me strehim në kampe”.

Në vitin 2022 sipas të dhënave nga Zyra Europiane e Azilantëve 31.6 mijë shqiptarët kanë kërkuar azil në BE dhe shtetin ishull, Kjo ishte dhe shifra rekord pas 2015.  Ku më shumë se 18 mijë shqiptarëve  kërkojnë të prekin ëndrrën londineze.  Shumë prej djemve të rinj në Angli bien prej e ofertave tunduese që u jepen nga pronarët e shtëpive të barit. Dëshira për tu pasuruar në një  kohë të shkurtër, shumë herë këta djem i dërgon në qelinë e burgut.

“Ka një numër të rinjve shqiptarë që ëndrra e tyre për një Britani që do t’i pasuronte shumë shpejt me makina luksoze, me një jete te cilën e propagandojnë disa elementë të veçantë shqiptarë në Britani nuk ishte ashtu siç e kishin menduar ata. Unë kam kontaktuar me një numër të madh të rinjsh të cilët pasi kanë bërë burgun për pjesëmarrjen në kultivimin e kanabisit në shtëpitë e barit dhe ata janë përballur më urdhra deportimit ku kërkohet  largimi i tyre për të paktë një periudhë 10-vjeçare”, thotë Naim Hasani, avokat në Angli.

Numri i azilkërkueseve nga Shqipëria është rritur mbi katër herë në raport me vitin 2021 ku kërkuan azil vetëm 4,574 shqiptarë. Nga 18.6 mijë aplikime për azil në Mbretërinë e Bashkuar që u bënë në 2022, sipas të dhënave zyrtare të MB 71% kanë arritur me gomone, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

“Modelet që janë duke u servirur janë pikërisht modelet që vijnë nga Anglia, nga Londra e shtëpive te barit kur te rinjtë pasurohen shumë shpejt dhe me  je vit pune ti mund të sigurish jetën. Është një udhëtim që për ta duket i lehtë, por ne fakt është një udhëtim ku ti lufton me jetën”, shpjegon Ariana Muça.

Muça thotë se të djemtë  që i nënshtrohen punës në ferma hashashi, kryesisht janë ata që nuk kanë një profesion apo arsimim të lartë dhe si origjinë kanë fshatrat e largëta të Shqipërisë.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA