Sulmet kibernetike ndaj institucioneve dhe organizatave në Shqipëri  ngritën alarmin për sigurinë e sistemeve të teknologjisë së informacionit në vend.

Pikërisht ky është thelbi i raportit të auditimit të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Universitetin më të madh, atë të Tiranës, dhe në 4 institucione të tjera të arsimit të lartë.

Migen Qiraxhiu, Qëndresa Qytetare: Nga monitorimi financiar që ne iu kemi bërë universiteteve, kemi konkluduar që Universiteti I Tiranës shpenzon mesatarisht 500 mijë euro në vit për sigurinë e godinave. Ndërkohë që nëse i referohemi raportit të Kontrollit të Larët të Shtetit tregohet se sistemet e kamerave të sigurisë janë shumë të dobëta dhe e kanë gati të pamundur të mbajnë larg auditoreve dhe perimetrit të këtyre institucioneve të arsimit të lartë, personat me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Edhe ato sisteme për përdorim të brendshëm për administratën, për të kuptuar se kush hyn e kush del, pra kartat që çekojnë pedagogët dhe administratën për të kuptuar se sa orë punojnë, edhe këto sisteme nuk i vijnë në ndihmë universiteteve në këtë aspekt. Nga i gjithë ky raport kuptojmë që në aspektin e Teknologjisë së Informacionit universitetet tona janë primitive. Edhe një restorant apo një bar-kafe është më e sigurt sesa një universitet. Në të gjitha rastet ne kemi denoncuar shpërdorimin e buxheteve nga universitet përsa iu përket zërave që lidhen me teknologjinë e informacionit. Në raportin e KLSH-së tregohet se si për të njëjtin shërbim paguhen edhe kompani nga jashtë, por edhe punonjës brenda sistemit universitar. Duhet të theksojmë që universitet duhet të jenë në krye të zgjidhjes së problematikave që vijnë nga sulmet kibernetike, pra ato duhet të paraprijnë, gjë që siç e shohim këto institucione të arsimit të lartë nuk janë në gjendje ta bëjnë madje edhe për veten e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA