Roma kërkon me çdo kusht të blindojë Paulo Dybalan.
Sulmuesi është shndërruar në një element thelbësor për trajnerin Jose Mourinho, me portugezin që ka një vlerësim maksimal për numrin 21. Ndaj, drejtuesit po mendojnë disa lëvizje në kontratën e tij duke qenë se sezonin e shkuar u përfshi një klauzolë e cila e lejon të largohet jashtë Italisë nëse në zyrat e kryeqytetasve mbërrin një ofertë prej 20 milionë eurosh nga kampionatet elitare të Europës.
Pikërisht, për të qëndruar të qetë rreth të ardhmes së La Joya-s te Roma po nxitojnë të përpilojnë kontratën e re të 29-vjeçarit teksa pritet që argjentinasi të përfitojë deri në 6 milionë euro deri në vitin 2025.
Dybala ka fituar simpatinë e të gjithë romanistëve teksa në këtë sezon pavarësisht një dëmtimi që e la jashtë fushave për disa javë, ia ka dalë që të gjejë rrugën e rrjetës në 12 raste nga 23 paraqitje në të gjitha kompeticionet ndërsa nuk mund të lihen mënjanë edhe shtatë asiste.
Top Channel