Demonstruesit në Berlin e Paris protestojnë, kërkojnë paqe në Ukrainë (fotot)

25/02/2023 18:58

Protestues në kryeqytetet gjermane e franceze kërkonin sot paqe në Ukrainë, një ditë pasi vendet shënuan 10-vjetorin e nisjes së luftës.

Në Berlin, rreth 10,000 njerëzit protestuan mes dëborës duke kërkuar ndalimin e dërgimit të armëve për Ukrainën dhe dialog me Moskën.

Me sloganin “Ngrihemi për Paqen”, demonstruesit i rezistonin të ftohtit  para Portës së Brandenburg, një ditë para se aktivistët kishin parkuar një tank të bombarduar para ambasadës ruse.

“Jam këtu në mbështetje të paqes. Çdo diskutim, dialog është më mirë se dhuna, lufta e bombat”, tha për rrjetin AFP protestuesi Ove Schattauer.

Artisti protestues Harry Böckmann, shtonte: “Jam I zhgënjyer me politikën e jashtme të ministres Baerbock, njerëzit e kanë parë tashmë se këta janë njerëz të pakualifikuar që përpiqen të mbajnë postin.”

Demonstrata u organizua nga e majta e politikës vendase dhe nisi një peticion që ka mbledhur më shumë se 500 000 forma për kërkesat.

Ndërsa në Paris disa qindra njerëz brohorisnin në favor të Ukrainës në sheshin Place de la Republique.

Dje ne përvjetorin e luftës, në disa vende të Evropës kishte protesta kundër sulmit rus ndaj Ukrainës.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA