A keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të ndodhë nëse nuk i lani frregullisht flokët?
Nëse përgjigjja e kësaj pyetjeje është “po”, AgroWeb.org ju fton të zbuloni në këtë artikull të gjitha efektet negative që ky veprim mund të ketë në shëndetin e flokëve tuaj.
Kur lani flokët, lëkura e kokës gjithashtu pastrohet. Moslarja e rregullt e flokëve mund të bëjë që skalpi i kokës të grumbullohet dhe të çojë në zbokth. Kjo do t’ju shkaktojë kruarje dhe gjithashtu mund të keni skuqje në lëkurën e kokës.
Nëse djersiteni shumë ose keni një rutinë të catuar stërvitje, folikuliti mund të jetë një problem. Folikuliti shkakton inflamacion të folikulave të flokëve që mund të rezultojë në infeksion. Rastet e rënda të folikulitit mund të shkaktojnë plagë që kërkojnë shumë kohë për t’u shëruar. Këto plagë mund të shkaktojnë rënie të përhershme të flokëve. E për më tepër, nëse keni zbokth, rreziku mund të rritet edhe më.
Sebumi juaj natyral mbron skalpin tuaj nga humbja e lagështirës dhe tharja e shpejtë. Megjithatë, nëse nuk i lani flokët për ditë me rradhe grumbullimi i yndyrës, mund të lejojë rritjen e kërpudhave dhe baktereve, duke çuar në zbokth dhe shqetësime të tjera.
Po, aknet mund të shfaqen edhe në lëkurën e kokës. Një kokë e ndotur shkakton sekrecione yndyrore që çojnë në puçrra. Zonat kryesore të prekura janë balli, vija e flokëve, pjesa e sipërme e krahëve dhe shpina. Prandaj, pastrimi i rregullt i flokëve është i nevojshëm.
Kur flokët nuk lahen rregullisht, kjo çon në rënie të flokëve, kruajtje dhe ndryshim në strukturë. Ndërsa kur i lajmë rregullisht, lëkura e kokës ushqehet për shkak të rritjes së furnizimit me oksigjen.
Edhe pse nuk dihet shkaku, gjendja mund të rëndohet nga skalpi i palarë. Shpesh trajtimi përfshin shampo katrani ose shampo me bazë acidi salicilik.
Nëse flokët dhe skalpi nuk lahen rregullisht, kjo mund të çojë në këputje dhe brishtësi të flokëve. Për më tepër, ato do të ngatërrohen lehtësisht dhe kjo mund të çojë në këputje të flokëve.
Të shmangni larjen e flokëve mund të duket e lehtë, por padyshim që mund të shkaktojë më shumë dëm sesa mund ta imagjinoni!
Sigurisht, nuk keni nevojë t’i lani flokët çdo ditë, por sipas dermatologëve është e domosdoshme ta bëni këtë të paktën dy herë në javë. /AgroWeb
Top Channel