Shorti i Europa League/ Juventus-Friburg, M. United – Betis Siviglia, Roma – Real Sociedad

24/02/2023 20:14

Të premten në orën 12 është hedhur shorti i Europa League ku 16 skuadrat që kanë mbetur në garë kanë njohur kundërshtarët e tyre.

Çiftet janë këto: 

Union Berlino – Union Saint-Gilloise

Siviglia – Fenerbahce

Juventus – Friburgo

Bayer Leverkusen  – Ferencváros

Sporting Lisbona  – Arsenal

Manchester United – Betis Siviglia

Roma – Real Sociedad

Shakhtar Donetsk – Feyenoord

Për dy italianët, shorti në letër duket i lehtë dhe me gjasa mund të vijojnë rrugëtimin për në çerekfinalet e Europa League. Juventus që do të përballet me gjermanët e Friburgut e shohin këtë kompeticion edhe si një mundësi për të luajtur në Europë sezonin e ardhshëm pasi në rast fitore të Europa Ligës, kualifikohesh në grupet e Champions Ligës.

Ndërsa Roma do të provojë të përfitojë nga eksperienca e trajnerit të saj, Muhrinjo i cili është një nga teknikët më fitues në Europë. Por skuadra favorite për trofeun janë djajtë e kuq të manchestre united një ekip i ndërtuar për të luajtur në Chamions Ligë që të enjten skualifikoi Barcelonën duke e mundur 2-1.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA