Arkeologët kanë zbuluar një sallë gjigante ku besohet se perandori dhe kalorësit e tij zbaviteshin më shumë se 2000 vjet më parë.
Salla e zbuluar nga studiuesit e Università di Napoli L’Orientale, gjendet në vilën bregdetare Vedio Pollione, ku kishte jetuar një kalorës e politikan romak deri në shekullin e 1-të p.e.s., sipas studiuesve.
Salla është e vendosur në humnerën shkëmbore të Posillipo, një zonë elitare rreth 200 km larg Romës, e njohur për festat e perandorit të parë romak Augustus.
Pollione e Augustus u prishën rrjedhimisht me njëri-tjetrin, por kur Pollione vdiq në vitin 15 p.e.s. ai i la rezidencën e tij luksoze Augustus, i cili kreu rinovime në të.
Arkeologët thanë se rezidenca ishte e dekoruar me tapete dhe mozaikë të sofistikuar në stil bardhë e zi.
Bazuar në stilin e saj, salla mund të datojë deri në epokën e vonshme “republikane” ose në rastin më të mirë në atë Augustiane, tha drejtuesi gërmimeve Marco Giglio në publikim.
Grupet e kërkimit hasën rastësisht zbulimit teksa kërkonin në banjat e vjetra të rezidencës dhe në tarracën e saj, e cila ishte përdorur dhe në Luftën II Botërore për qëllime ushtarake.
Prona zotëron gjithashtu një teatër të stilit grek me 2,000-vende në një odeon të gurtë, e cila përdorej për performanca muzikore, thonë arkeologët.
Top Channel