Trajnimi i komisionarëve të KZAZ -ve të Qarkut Fier ka nisur këtë të premte për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Trajnimet për komisionerët kanë nisur sipas udhëzimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe konstituimit nga KQZ të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

Sipas kreut të KZAZ 58 në Fier, Stavri Kol, trajnimet e KZAZ-ve nisën punën vetëm me anëtarët e Partisë Socialiste, Partisë së Lirisë dhe Partisë Socialdemokrate, të cilët kane marre edhe materialet zgjedhore.

KZAZ-të mund të nisin punën edhe pa anëtarët e PD-së, pasi kuorumi plotësohet edhe me 4 anëtarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA