Joan Laporta e bleu polakun Robert Lewandowski me synimin për të rritur dhe forcuar konkurrencën e ekipit, veçanërisht në Evropë, dhe për të ndihmuar Xavi për të ndërtuar një ekip kampion.
Polaku po tregon një nivel të jashtëzakonshëm në La Liga, ku është golashënuesi më i mirë, por në turnetë kontinentale nuk ka bërë ndonjë ndryshim dhe skuadra katalanase e ka paguar shtrenjtë: është fshirë nga harta e futbollit evropian shumë shpejt këtë sezon.
Ish-lojtari i Bayernit ka shënuar gjashtë gola në Evropë: pesë në Champions dhe një në Europa League (ai që nënshkroi këtë të enjte në “Old Trafford”). Mirëpo asnjë finalizim në nuk ka qenë
Barcelona shpenzoi 45 milionë euro plus pesë të tjera në variabla për Lewandowskin. Qendërsulmuesi u konsiderua si pasuria e madhe për të luftuar për një titull kontinental.
Ishte shpresa e madhe e Joan Laportës, por edhe e Xavit. Por nuk mjaftoi. Kontributet e tij në Evropë nuk po bëjnë diferencën.
Në total, Lewandowski ka shënuar shifrën e rëndësishme prej 25 golave këtë sezon, shumica prej tyre në La Liga, ku është “Pichichi” me 15 gola.
Performanca e tij e përgjithshme ka pësuar rënie edhe në kampionatin spanjoll javët e fundit.
Në pesë ndeshjet e fundit ka realizuar vetëm dy gola: atë kundër United, në “Old Trafford”, dhe kundër Cádizit në “Camp Nou”.
Xavi megjithatë është i kënaqur me paraqitjet e tij, pavarësisht se edhe ai beson se po kalon një ngërç të vogël.
Top Channel