Financieri miliarder gjendet i vrarë nga arma e zjarrit, në zyrën e tij në New York (fotot)

24/02/2023 16:51

Financieri e investitori amerikan Thomas H. Lee është gjetur dje i vdekur me një plagë arme zjarri të vetë-shkaktuar në zyrën e tij në Manhattan, thanë burimet e policisë.

Autoritetet ishin përgjigjur thirrjet në numrin e emergjencës duke shkuar në zyrat e kompanisë Thomas H. Lee Capital LLC në katin e gjashtë, ku gjetën biznesmenin 78-vjecar të vdekur në vendngjarje.

“Zemrat tona janë të thyera, kërkojmë të respektohet privatësia që të mbajmë zi,” tha miku i famlijes së Lee, Michael Sitrick në një deklaratë.

Një punonjës në hyrje të ndërtesës së zyrave të Lee tha për mediat se kishte pasur një “emergjencë” në kati e gjashtë, por nuk dukej se ishte në dijeni të vdekjes së Lee.

Lee kreditohej se ishte në nga shpikësit e teknikave financiare të blerjes së kompanive me para borxh që siguroheshin me biznesin që po blihej.

I diplomuari në Harvard themeloi grupin Thomas H. Lee Partners L.P. në vitin 1974, duke punuar si drejtor ekzekutiv.

Në 1992, financieri bleu Snapple dhe e shiti dy vjet më vonë për $1.7 miliardë, duke përfituar 32 herë atë që kishte investuar.

Në kohën e vdekjes së tij, pasuria e Lee llogaritej në të paktën $2 miliardë, sipas revistës Forbes.

Lee konsiderohej si një filantropist, veçanërisht për artet dhe arsimin.

Ai lë pas gruan e 27 viteve, Ann Tennenbaum dhe fëmijët Jesse, Zach, Nathan, Robbie e Rosalie, si dhe dy nipër.

Motivi i vetëvrasjes së dyshuar nuk është zbuluar nga policia.

FOTO GALERI
1/5
Financieri e investitori amerikan Thomas H. Lee është gjetur dje i vdekur me një plagë arme zjarri të vetë-shkaktuar në zyrën e tij në Manhattan

Top Channel