Një episod dhune u regjistrua në “Philips Stadion” aty ku vendasit e PSV prisnin Sevilla-n, në një sfidë të vlefshme për Europa League.
Në një moment gjatë pjesës së dytë, një prej tifozëve holandezë kaloi barrierat dhe ia doli të futej në fushë aty ku shtyu dhe u përpoq të godiste gardianin e spanjollëve, Marko Dmitrovic. Ky i fundit u mundua të ruante qetësinë edhe pse në një situatë të pazakonte teksa pas sfidës, numri dy i spanjollëve u shpreh se kishte dëshirë ta godiste agresorin.
“Një nga tifozët kundërshtarë u fut në fushë dhe më shtyu nga pas, u mundua të më godiste. Doja të godisja, por nuk do të ishte bukur. Sepse në të kundërt nuk do të isha futbollist, por boksier. Futbolli nuk i meriton këto ngjarje të shëmtuara. Gjithmonë, ndodh që në stadium të jetë ndonjë tifoz i dehur.
Sa i takon ndeshjes, ajo u mbyll me fitoren e vendasve me rezultatin 2-0 por në raundin pasardhës kaluan spanjollët të cilët kishin fituar në ndeshjen e parë me shifrat 3-0.
Top Channel