6 kg lëndë plasëse dhe 290 kapsolla detonatore jashtë kushteve të sigurisë, në pranga 2 punonjës të një miniere në Tropojë

24/02/2023 10:02

Administratori dhe drejtuesi teknik i një miniere në Tropojë janë arrestuar pasi janë konstatuar me 276 kg lëndë plasëse jashtë kushteve të sigurisë.

Në pranga kanë rënë Xh. K., 32 vjeç, administrator i subjektit për nxjerrjen e minerareve dhe D. P., 56 vjeç, drejtues teknik i këtij subjekti.

Gjatë kontrollit në ambientet e këtij subjekti minerar, shërbimet e Policisë kanë gjetur 276 kilogramë lëndë plasëse dhe 290 kapsolla detonatore elektrike që mbaheshin jashtë rregullave të përcaktuara për mbajtjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA