Pamje të tmerrshme video tregonin sot momentet kur një aligator 3.5 metra i gjatë sulmon për vdekje një grua të moshuar në Florida që tentonte të mbronte qenin e saj nga bisha e ujit.
Pamjet e rrjetit Inside Edition tregonin të ndjerën Gloria Serge që shoqëronte qenin e saj në ecjen buzë liqenit në parkun Spanish Lakes Fairways, që është një komunitet për të moshuar në zonën Fort Pierce.
Por aligatori gjigant 300-kilogramësh shihet që afrohet tinëz ndaj bregut drejt gruas së moshuar.
Pasi del në sipërfaqe, zvarraniku gjigant është tepër i shpejtë për gruan që tenton të mbrojë qenin e saj, por më pas tërhiqet tragjikisht në ujë në sulmin e rëndë.
Fqinja Carol Thomas tha për rrjetin Inside Edition se kishte tentuar të ndihmonte Serge duke marrë numrin e emergjencës.
Thomas tha se kishte përdorur një shkop për të tërhequr Serge nga uji.
“Nuk mund të arrija më shpejt aty. Kjo është e tmerrshme,” tha ajo për mediat.
Në pamje të mëtejshme zyrtarët shiheshin që kishin lidhur kafshën vrasëse.
Kapësi i aligatorëve Robert Lilly, ishte pjesë e operacioni të kapjes tha se kafsha kishte mbajtur trupin nën ujë gjitha kohës pa i lënë shpresë jete.
Top Channel