Mason Mount është kthyer në një çështje te Chelsea, për shkak të kontratës së tij e cila përfundon në verën e vitit 2024.
Anglezi ende nuk ka vendosur sa i përket të ardhmes dhe deri më tani palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.
Ndërkohë sipas raportimeve të fundit të mediave britanike, drejtuesit e “Bluve të Londrës” kanë vendosur për ta nxjerrë në merkato mesfushorin në rast se nuk do të gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Mason Mount në verë do të shitet për të gjeneruar të ardhura, pasi në rast të kundërt Chelsea rrezikon ta humbasë me parametra zero.
Vlera e mesfushorit në treg llogaritet afro 70 milionë euro, por Liverpool dhe klubet e interesuara mund të përfitojnë për ta transferuar me një shifër më të ulët për shkak të kontratës e cila përfundon në vitin 2024.
Mount po luan sezonin e katërt te Chelsea, teksa këtë sezon numëron 22 paraqitje në Premier League. Në total 24-vjeçari, numëron 190 ndeshje dhe 33 gola në të gjitha kompeticionet me “Blutë e Londrës”.
Top Channel