Në disa pamje të rënda të shpërndara sot nga mediat shihen monente kur shtatë njerëz qëllohen me armë në një bar bilardoje në Brazil.
Mes viktimave të masakrës në qytetin Sinop City kishte dhë të mitur.
Policia tha se vrasësit kishin qenë më herët duke luajtur në lokal dhe me sa duket ishin kthyer për të marrë hak ndaj personave që kishin qeshur me ta.
Pamjet e kamerave të siguisë tregojnë një prej sulmuesve të armatosur me pistoletë që urdhëron nejrëzit të rreshtohen në murë, para se një sulmues i dytë me pushkë të qëllojë pa diskriminim ndaj grupit të njerëzve të ulur.
Brenda 10 sekondave gjashtë njerëz hmbën jetën teksa viktima e shtatë Elizeu Santos da Silva, 47 vjeç vdiq më vonë nga plagët.
Gjashtë viktimat janë emëruar si 12 vjeçarja Larissa Frasao de Almeida, Orisberto Pereira Sousa, 38 vjeç, Adriano Balbinote, 46, Getulio Rodrigues Frasao Junior, 36, Josue Ramos Tenorio, 48, dhe Maciel Bruno de Andrade Costa, 35 vjeç.
Policia emëroi dy vrasësit si 30-vjeçari Edgar Ricardo de Oliveira dhe Ezequias Souza Ribeiro, 27 vjeç.
Asnjë prej tyre nuk është arrestuar ende.
Sinop është një qytet i vogël me rreth 200,000 në zonën qendrore perëndimore të Brazilit, 800 km larg kryeqytetit Brasilia.
Top Channel