Një nga pijet e juaja më të dashura po ‘kërcënohet’ nga kriza klimatike

23/02/2023 14:33

Për të vazhduar të shijoni Margaritën, duhet të mbroni përbërësin e saj kryesor, tekilën, por edhe pjalmuesin kryesor të saj, lakuriqin e natës, të cilët janë të rrezikuar nga kriza klimatike.

Kokteji, me përbërës kryesor tekilën ose margaritën, konsiderohet si një nga më të njohurit dhe klasikët në botë.

Megjithatë, shkencëtarët paralajmërojnë se mungesa e ujit ose, në rastin më të mirë, pamjaftueshmëria e ujit të shkaktuar nga ndryshimet klimatike do të vazhdojë të përbëjë një kërcënim për prodhimin e ushqimit, verës dhe pijeve alkoolike.

Kriza klimatike, mund të pengojë kultivimin e agave, një përbërës kyç i tekilës dhe margaritës. Ndërsa agava është një bimë tolerante ndaj thatësirës që mund të rritet në nxehtësi pa ujë, cikli i saj jetësor është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj luhatjeve të mëdha të motit të shkaktuara nga kriza klimatike.

Omanjana, një shkencëtar i mjedisit nënvizon: “Agava është një bimë shkretëtirë, prandaj çdo gjendje moti që i ngjan asaj të shkretëtirës ndihmon rritjen e saj. Megjithatë, ndikimet klimatike nuk janë lineare. Kjo nuk do të thotë se për shkak se është regjistruar një rritje e temperaturës, ajo do të mbetet konstante.”

Megjithatë, kriza klimatike kërcënon jo vetëm agaven, por edhe pjalmuesit e saj. Bletët, fluturat dhe lakuriqët e natës pjalmojnë rreth 30% të ushqimit që përfundon në tryezën tonë. Megjithatë, ndërsa temperatura globale rritet, moti po bëhet më ekstrem duke prekur këta pjalmues të rëndësishëm, veçanërisht një specie lakuriq nate që gjendet në Meksikë që është çelësi për prodhimin e tekilës.

Eksperti i jetës së egër Ron Magill tha: “Pa lakuriqët e natës, nuk keni tekila, sepse ato janë të vetmet që polenizojnë bimën e agave nga e cila prodhohet tekila.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA