“Live nga perla që e sollën këtu pasi dikush e përzuri nga Shqipëria”/ Rama mesazh për protestuesit kundër projektit të Zvërnecit nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani… 04/06 23:19
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës zyrtare në Japoni është takuar edhe me komunitetin shqiptar në Tokio.
Ai u shpreh se Japonia është një vend mahnitës dhe mikpritës.
Gjatë vizitës në Japoni ai është takuar me përfaqësues të shtetit, sipërmarrjes, kulturës dhe sportit, duke theksuar se marrëdhëniet e mira që janë do të fuqizohen edhe më tej.
“Albanian Day në Tokio ishte një moment i bukur i vizitës, me komunitetin shqiptar në Japoni, si edhe me përfaqësues të shtetit, sipërmarrjes, kulturës dhe sportit të këtij vendi mahnitës e mikpritës, me të cilin do t’i fuqizojmë më tej marrëdhëniet e mira që kemi”, shkruan Rama.
Top Channel