Ndryshe nga seancat e fundit të shoqëruara me tensione në Kuvend nga ana e deputetëve të opozitës të cilët shkaktonin zhurmë në foltore, duket se demokratët po ndjekin sot strategji të re.

Në seancën e sotme plenare mungojnë bilbilat dhe deputetët demokratë nuk po krijojnë tensione, pasi i druhen përjashtimeve për seancën e dy marsit, ku i pranishëm do të jetë kryeministri Rama për mocion debat.

Ndërkohë një pjesë e deputetëve të PD mbeten ende të përjashtuara nga seanca plenare, pasi Byroja refuzoi kërkesën e tyre dhe la në fuqi vendimin e Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e 6 deputetëve të PD nga seanca plenare.

Top Channel