Sekretari amerikan i transportit Pete Buttigieg udhëtoi sot drejt qytezës së tragjedisë kimike East Palestine, në Ohio, për të parë aksidentin të rëndë hekurudhor që ka lëshuar kimikate toksike në tokë e në ajër.
Buttigieg u informua në vendngjarje nga personeli i departamentit të hekurudhave dhe i emergjencave për masën e katastrofës dhe mënyrat e veprimet ndaj lëshimit në ambjent të materialit helmues dhe derivateve vrasëse qe u krijuan pas zjarrit.
Rreth 50 vagonë, duke përfshirë të paktën 10 të mbushura me kimikate toksike dolën nga binarët në aksidentin e mbrëmjes së 3 shkurtit pranë qytezës së vogël në Ohio.
Zyrtarët më pas kryen derdhje të kontrolluar të kloridit të vinilit për të evituar shpërthimin, por djegia e tyre lëshoi në ajër helmet e rënda fosgjen dhe klorid hidrogjeni.
Vizita e ministrit korrespondon me publikimin e një raporti paraprak të autoriteteve mbi incidentin, ku jepen zbulimet e hetimit mbi daljen nga binarët të trenit të linjave Norfolk Southern.
Top Channel