De la Fuente i mbyll derën, Ramos njofton tërheqjen nga “La Roja” si rekordmen

23/02/2023 18:57

Sergio Ramos ka publikuar një deklaratë për të njoftuar lamtumirën e tij, pa kthim pas, nga përfaqësuesja e Spanjës.

Ky qëndrim i mbrojtësit të PSG-së ishte rezultat i një telefonate që ka pasur së fundmi me trajnerin e “La Rojas”,Luis de la Fuente.

“Sot mora një telefonatë nga trajneri aktual, i cili më komunikoi se nuk më ka në plan, pavarësisht nivelit që mund të tregoj”.

Letra e plotë nga Sergio Ramosit

“Ka ardhur koha për t’i thënë lamtumirë kombëtares, së dashurës dhe emocionueses sonë të kuqe.

Sot, në mëngjes, mora një telefonatë nga trajneri aktual i kombëtares, i cili më tha se nuk më llogarit dhe se nuk do të më llogarisë, pavarësisht nivelit që mund të tregoj apo si vazhdon karriera ime sportive.

Me keqardhje të madhe, njoftoj se është fundi i një rrugëtimi që shpresoja se do të ishte më i gjatë dhe që do të përfundonte me një shije më të mirë, në nivelin e sukseseve që kemi arritur me “La Rojan”.

Besoj me përulësi se kjo trajektore e meritonte të përfundonte nëse vendimi do të ishte personal ose për perfrmacat e mia të dobëta, por jo për shkak të moshës apo arsyeve të tjera që, pa i dëgjuar, i kam kuptuar. Sepse të qenët i ri ose më pak i ri nuk është një virtyt apo defekt, është thjesht një karakteristikë e përkohshme, që nuk lidhet domosdoshmërisht me performancën apo aftësinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA