Aristokratja, ish-kërcimtare e kthyer në terapiste seksi, refuzon të largojë morinë e kafshëve nga vila me qera (fotot)

23/02/2023 15:13

Një aristokrate e vetëshpallur, ishte kërcimtare ‘ekzotike’ e kthyer gjithashtu në ‘terapiste seksi’, thotë se nuk heq dorë nga moria e qenve, dhive, deleve e derrave që mban në vilën e saj me qera, edhe pse përballet me kërcënime dëbimi nga pronarët e saj të pasur, dhe me kushtet të vështira në banesë.

54 vjeçarja Lady Patricia Ramshaw, thotë se është detyruar të jetojë në kushte ngrirjeje në vilën e saj të vjetër Ranworth, Norfolk, në veri të Anglisë, ku nuk ka ngrohje dhe vendi është përfshirë nga lagështira.

Të zotët e shtëpisë, pronarët e njohur të tokave në Norfolk, familja Cator, e akuzojnë se mban derra të cilët kanë “shkatërruar” kopshtin e vilës së shekullit të 18-të, e cila rrethohet nga kater hektarë tokë.

Por Lady Ramshaw flet në mbrojtje të kafshëve të saj duke akuzuar pronarët për sjellje bullizmi.

“Ata nuk e kanë problemin vetëm me derrat, ata kanë problem të gjitha kafshët. Ne arritëm një marrëveshje në vjeshtë dhe unë solla dy kuajt që kam. Por ata u tërhoqën nga marrëveshja dhe tani unë nuk përballoj dot zhvendosjen, prandaj ata duhet të më rimbursojnë”.

Gruaja aristokrate thotë se fillimisht ishte lejuar të mbante kafshët e saj në pronën me qera  3,500-paundë në muaj, por kishte thyer “rregullat” vetëm me shtimin e dy qenve.

Lady Ramshaw ka katër qen tre prej të cilëve të racës ‘danez të mëdhenj’, ka dy kuaj, dy derra, një dhi, shtatë rosa, pata e pula, teksa ka marrë me qera pronën prej vitit 2021.

Ajo tregon për mediat: “Jetoja më parë në Reepham me një partner që nisi të bëhej abusiv, prandaj u vendosa diku ku të kishte tokë dhe kafshë”.

Familja Cator e pronarëve të pasur zotëron vilën prej viteve 1700, dhe ankohet se Lady Ramshaw ka pushtuar të gjithë tokën me tufën e madhe të kafshëve të saj.

Gruaja thotë se i ka ofruar familjes Cator të strehojnë disa nga kafshët e saj në fushat e tyre por ata kanë refuzuar.

Zonja Cator thotë se qiraxhesha Ramshaw ka shkelur rregullat e qiramarrjes me kafshët e saj pasi derrat e saj kanë shkatërruar kopshtet.

Ndërsa Lady Ramshaw tha në gjyq se zonja Cator ka hyre shpesh në pronën e saj pa leje të paktën 20 raste dhe se “e spiunon shpesh nga një kullë e kishës në pronën e saj.

Zonja Cator u përgjigj: “Unë nuk po të shihja ty, po shikoja derrin e madh para shtëpisë”.

Por Lady Ramshaë ia ktheu: “Unë kam si profesion që të bej gratë në menopauzë të ndjehen të bukura dhe të rikthej seksualitetin e tyre. Kam në grupin tim psikiatër, punojmë me terapinë e hormoneve dhe ju mesojmë sesi të ndjeheni seksi përsëri”.

Gruaja e quan veten ekspertë seksuale dhe është instruktuar duke studiuar traumën, meditimin apo dhe kërcime të tipit ‘Burlesque’.

Ajo shton se studimin e seksualitetit shpirtëror e ka kryer në xhunglën meksikane, teksa mes teknikave ishte dhe ajo e zhveshjes dhe eksitimit para një audience, shkruan Daily Mail.

Ajo shton: “Ne në Britani jemi të tmerruar nga seksualiteti”.

“Kam punuar për disa vjet në dermatologji dhe kam kuptuar se shumë njerëz shkëputen nga seksualiteti i tyre prej moshave të hershme. Në Meksikë kam mësuar të përqafoj seksualitetin, edhe pse mund të jetë turpëruese nganjëherë”.

“Ne këtu ose i mbulojmë organet tona seksuale ose i shfaqim ato për të gjithë në internet, unë po përpiqem ta ndryshoj këtë”, shton qiraxhesha problematike.

FOTO GALERI
1/17
Një aristokrate e vetëshpallur, ishte kërcimtare ‘ekzotike’ thotë se nuk heq dorë nga moria e qenve, dhive, deleve e derrave që mban në vilën e saj me qera

Top Channel