Një koleksion xhevahirësh mbretërorë të Kamboxhias që datojnë prej shekullit të 7-të, i janë kthyer kombit të origjinës pasi u zbuluan në Londër.
Ekspertët kishin mbetur të habitur nga zbulimi i dhjetra veprave të artit, shumica e të cilave nuk ishin parë kurë më parë.
Objektet u gjetën në zotërim të koleksionistit të britanik Douglas Latchford, i cili vdiq në 2020 teksa priste gjyqin në SHBA për trafikim veprash arit nga shume vende te botes se trete.
Familja e tij pranoi kthimin e koleksionit drejt kombit të Azisë juglindore, por nuk ishte menjëherë e qartë se cilat objekte do të përfshiheshin.
Koleksioni i 77 objekteve artistike është i mbushur me ‘flori dhe pjesë të tjera metalesh të çmuara’ që datojnë nga periudhat para-Angkoriane e Angkoriane’.
Në të përfshihen zbukurime si varëse qafe, byrzylykë, rripa, vathë unaza ene e të tjera, njoftonte ministria përkatëse e Kamboxhias.
Epoka Angkoriane e vendit ka nisur prej vitit 802, kur Khmer Hindu, monarku i Jayavarman II, e shpalli veten ‘monark universal’ dhe ‘mbret-zot,’ çka zgjati deri rreth shekullit të 14-të.
Kreu i grupit investigativ të Kamboxas Brad Gordon, tha për rrjetin BBC se ishte i pari që kishte parë koleksionin: “Një përfaqësues i familjes Latchford më çoi me makinë në një vend të panjohur. Në parking ishte një automjet me katër kuti brenda”.
“Më vinte për të qarë, xhevahirët e civilizimit të vjetër të Kamboxhias të paketuar në katër kuti në bagazhin e një makine.
Objektet do të shfaqen në muzeumin kombëtar pas kthimit në Kamboxhia. Një vit më parë vendi mori në formë kthimi pesë gurë të çmuar dhe nime të lashta artistike të familjes mbretërore.
Top Channel