Reklamonte dhe shiste online kartëmonedha euro të falsifikuara, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari

22/02/2023 09:41

Një 20 vjeçar, banues në Vlorë është vënën në pranga pasi shiste kartëmonedha euro falso.

B. B., pasi siguronte kartëmonedha euro të falsifikuara i reklamonte online në rrjete sociale për t’i shitur. 20-vjeçari është kapur në flagrancë në momentin që po dërgonte më postë një pako ku u gjetën 300 euro.

Më pas gjatë kontrollit fizik nga policia i janë gjetur edhe 950 euro të falsifikuara. 1250 eurot u sekuestruan nga policia.

Sipas policisë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“DVP Tiranë/ Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me DVP Vlorë, operacioni policor i koduar “Euro post”. Reklamonte dhe shiste online, kartëmonedha euro të falsifikuara, vihet në pranga 20-vjeçari. Sekuestrohen 1250 euro të falsifikuara. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, në bashkëpunim me DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të parave, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që reklamonte online në rrjete sociale, para të falsifikuara, me synimin për t’i shitur ato, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Euro post”. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., 20 vjeç, banues në Vlorë. 20-vjeçari është kapur në flagrancë në momentin që do të dërgonte me postë, një pako, brenda së cilës u gjetën 300 euro të falsifikuara. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi B. B., pasi siguronte kartëmonedha euro të falsifikuara, i reklamonte dhe i shiste ato, në rrjetet sociale. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, 950 euro të falsifikuara, të cilat u sekuestruan nga Policia, së bashku me shumën e eurove që u gjet në pako. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA