Piloti besonte se kolegu i tij ‘bënte shaka’ kur vdiq papritur në mes të fluturimit (fotot)

22/02/2023 17:51

Një pilot besonte se kolegu i tij bashkë-pilot ‘po bënte shaka’ dhe se e kishte zënë gjumi, kur në fakt kishte vdekur papritur nga ataku kardiak në mes të fluturimit, njoftonin autoritetet britanike.

Piloti tha se mendonte se instruktori i tij 57-vjeçar “donte të çlodhej” kur koka i ra prapa e më pas u palos mbi timon pak pas ngritjes nga aeroporti i Blackpool në veriperëndim të Britanisë.

Por instruktori që pak më herët ishte në formën e tij të gëzueshme si zakonisht, kishte pësuar papritur një atak të rëndë kardiak.

Instruktori vdiq në kabinën e avionit të vogël tip Piper PA-28-161 pak pas ngritjes nga aeroporti shtatorin që shkoi, zbuloi mjekësia ligjore.

Vetëm pasi piloti uli avionin në pistën nisi të kuptonte se kolegu i tij nuk po reagonte dhe se “kishte diçka që nuk shkonte”, tha ai në dëshmi.

Në raport thuhej: “Piloti e njihte mirë instruktorin e ndjerë dhe besonte se po bënte shaka, se gjoja po flinte gjumë duke fluturuar itinerarin e zakonshëm. Por më vonë ai pa se kolegu i tij ishte mbështetur në shpatullën e tij dhe dha alarmin”.

Instruktori kishte kaluar testin mjekësor të fluturimit vetëm disa muaj para ngjarjes por merrte mjekime për tensionin e gjakut. Autoritetet thane se do te hetojnë udhëzimet per ataket e shtuara kardiake mes piloteve vitet e fundit.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA