Në vitin 2014 u krye një reformë që konsistonte në vendosjen e pensionit social, rritjen e kontributeve dhe rritjen e moshës së daljes në pension.
Tashmë ka kaluar thuajse 1 dekadë nga ajo reformë por nuk shihen rezultate në drejtim të shëndoshjes së skemës. Kjo, është ndikuar në pas edhe nga ajo që kemi analizuar, që lidhet me emigracionin.
“Pati një funksionim fillestar që dha efekte përsa i përket rivlerësimit të pensioneve por dha defekte të mëdha përsa i përket të kaluarës. Pensionet urbane me rurale ka një diferencë të madhe që nuk arrihet të mbushet. Madje pensionet rurale kanë një largim nga skema. Vetë mos bërja e analizave të duhura mbi skemën dikton atë që skema nuk vetrregullohet, por duhet menduar si do të vijojë”, u shpreh eksperti financiar, Eduart Gjokutaj.
“Po shkon drejt 68 vjeç për meshkujt ndërkohë që Parisi po digjet se mosha mund të shkojë në 64 vjeç. Kjo reformë është e pamundur, nuk mund të shkojë më shumë se sa kaq. Së dyti kemi rritur kontributet e sigurimeve shoqërore. Ato janë më të larta se në vendet e rajonit. Nëse do vazhdojmë ti rrisim nuk do bëjmë gjë tjetër veçse ti dekurajojmë pjesëmarrjen në skemë dhe rrisim informalitetin në tregun e punës dhe tani është jashtëzakonisht i lartë”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa.
Top Channel