
25/02 09:55
Axel Witsel u transferua verën e kaluar tek Atletico Madrid, klub me të cilin firmosi për një vit. Mesfushori belg është autor i 130 ndeshjeve dhe 12 golave me “Djajtë e Kuq”. Ai numëron 28 ndeshje me skuadrën e Diego Simeones gjatë këtij sezoni.
Trajneri argjentinas e vlerëson shumë dhe Witsel do të vijojë të luajë për një tjetër vit në “Wanda Metropolitana”.
Lajmin e bëri të ditur vetë lojtari në një prononcim për Eleven Sports, aty ku theksoi se do të rinovojë kontratën me klubin spanjoll.
34-vjeçari nga Liezhi ka luajtur më parë me Dortmundin, Benfikën, Zenit Petersburg, Standardin e Liezhit dhe kinezët e TJ Tianhai.
Top Channel